Enver Bexheti është një gjykatës i Gjykatës së Apelit në Shkup, i cili ka qenë në qendër të kritikave për zvarritjen e lëndëve që përfshijnë ish-kreun e Policisë Sekrete të Maqedonisë së Veriut, Sasho Mijallkov dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.
Në mënyrë specifike, ai është akuzuar se ka mbajtur për 9 muaj në sirtar lëndën “Target-Fortesa”, duke rrezikuar vjetërsimin e saj, përcjell INA.
Kështu që me këto veprime ka shpëtuar dy dekada burg ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov edhe atë në lëndët Target Fortesa dhe Thesari, duke i zvarritur qëllimisht procedurat përmes mbajtjes së dokumenteve në sirtar me muaj. Kështu kishte vlerësuar edhe Këshilli Gjyqësor.
Vendimet e tij kohë më parë kishin ngjallur kritika si nga autoritetet lokale, ashtu edhe nga ndërkombëtarët, përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit. Ai së fundi dështoi të zgjedhet gjykatës në Gjykatën Supreme.(INA)