Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,18 % në raport me vendimin e datës 2.12.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 1,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës dhe EUROSUPER BS-95 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL1) nuk ndryshojnë
Nga data 11.12.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 70,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,775 (denarë/kilogram).