Miteva: Nuk do të ketë rritje të pagave për zyrtarët në vend

Maqedonia

Miteva: Nuk do të ketë rritje të pagave për zyrtarët në vend

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 16:54
Marija Miteva

Zëdhënësja e Qeverisë së RMV-së, Marija Miteva thotë se nuk do të rriten pagat e zyrtarëve

“Duke marrë parasysh tendencën e rritjes së pagës mesatare për vitin 2024 në raport me pagën mesatare për vitin 2023, Qeveria ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve në të cilat janë vendosur koeficientët për llogaritjen e pagave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjykatësve, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, prokurorëve publikë dhe anëtarët e këshillit të prokurorëve publikë dhe për këtë qëllim Ministria e Ekonomisë dhe e Punës dhe ajo e Drejtësisë, secili në kompetencën e vet, i ngarkuan të të paraqesin ndryshime dhe plotësime në ligje, në mënyrë që të zvogëlohen koeficientët e përcaktuar për llogaritjen e pagave, e gjitha për të mos shkaktuar dëme shtesë”, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.

“Zgjidhjet aktuale ligjore parashikojnë rritje të pagave të të zgjedhurve dhe të emëruarve, por Qeveria për të mbrojtur interesin publik dhe për të mos patur implikime fiskale shtesë në buxhet, ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve ku nuk do të rrezikohet apo përkeqësohet gjendja e personave të zgjedhur dhe të emëruar. Domethënë kemi premtuar se një gjë është e sigurt dhe po e realizojmë, nuk do të ketë rritje pagash për të zgjedhurit dhe të emëruarit. Me këtë ngrirje e zvogëlojmë atë përqindje nga viti në vit, me qëllim që të arrijmë një përqindje të barabartë me zero”, shtoi Miteva.

Ajo tha se “në bilancin e buxhetit janë paraparë rreth 1 miliard denarë për pagesën e K-15, që është obligim ligjor për të gjithë punëdhënësit dhe këtë obligim si Qeveri do ta përmbushin gjatë muajit dhjetor”.

“Qeveria ka marrë vendim duke u rekomanduar të gjitha organeve të administratës shtetërore, që të mos shkaktohen implikime shtesë fiskale në Buxhet, të mos paguajnë rrogën e 13-të për vitin 2024 në mënyrë që të sigurohet stabilitet fiskal pa ngarkesa të tepruara në fondet e qytetarëve, tha Miteva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat