Gjykata e Lartë: Raportet e Departamentit të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike për mbrojtjen e gjyqësorit

Maqedonia

Gjykata e Lartë: Raportet e Departamentit të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike për mbrojtjen e gjyqësorit

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si gjykata më e lartë në vend, plotësisht mbështet dhe mirëpret angazhimet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së në lidhje me sundimin e ligjit. Kjo vjen pas përditësimit të djeshëm të listës së zezë të sanksioneve amerikane, ku përfshihej edhe gjyqtari i apelit Enver Bexheti.

Nga Gjykata thonë se Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbështetje të vazhdueshme dhe një kontribut të jashtëzakonshëm për drejtësinë, e cila bazohet në parimet ligjore dhe vlerat demokratike.

“Të dhënat dhe indikacionet e shënuara në Raportet e Departamentit të Shtetit kanë rëndësi thelbësore juridike për mbrojtjen e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Në këtë drejtim, dhe në lidhje me korrupsionin e theksuar, është e nevojshme të veprohet në përputhje me ligjet dhe kompetencat institucionale si prioritet, që është kyç për integritetin e gjyqësorit, realizimin e qëllimeve të drejtësisë dhe forcimin e besimit te opinioni”, thonë nga Gjykata e Lartë.

Nga atje theksojnë se është e palejueshme të cenohen themelet e autoritetit gjyqësor përmes ndikimeve politike, presioneve dhe veprimeve korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat