BDI: I bëjmë apel Gjykatës Kushtetuese që të mos vërë në rrezik të pakthyeshëm demokracinë tonë multietnike

Maqedonia

BDI: I bëjmë apel Gjykatës Kushtetuese që të mos vërë në rrezik të pakthyeshëm demokracinë tonë multietnike

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Në këto orë vendimtare për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, kur Gjykata Kushtetuese po shqyrton çështje që mund të ndryshojnë rrënjësisht strukturën e shtetit tonë multietnik, ne i drejtohemi ndërgjegjes së gjykatësve dhe ndërgjegjes së atyre që mund të jenë duke ndikuar mbi vendimet e tyre, thuhet në kumtesën e BDI-së.

“Ky është një moment kritik jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e vendit që besojnë në vlera demokratike, në barazi dhe në bashkëjetesë.

Si përfaqësuesit legjitim të vullnetit shumicë të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nga zgjedhjet e fundit theksojmë se çdo cenim i barazisë kushtetuese është një cenim i paqes, stabilitetit dhe progresit të përbashkët.

Marrëveshja paqësore nuk është një dokument që mund të deformohet sipas interesave ditore politike; ajo është themeli që mban të bashkuar një shtet multietnik dhe demokratik.

Sot, ne jemi sërish në një udhëkryq, ku e drejta jonë për përfaqësim, për barazi dhe për një vend të merituar në këtë shoqëri është vënë në pikëpyetje. I drejtohemi gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese:

Ky nuk është vetëm një vendim ligjor – është një vendim që do të përcaktojë nëse Maqedonia e Veriut mbetet një shtet ku të gjithë qytetarët e saj ndihen të barabartë dhe të respektuar.

Mos e bëni gabimin historik që të thyeni atë që kemi ndërtuar së bashku, me shumë mund dhe përpjekje” thonë nga BDI.

Nga atje u bëjnë thirrje tek qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare që të monitorojnë me vëmendje këtë proces. Nuk mund të ketë demokraci funksionale pa respektimin e plotë të shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat