Pasi rriti pagën e tij zyrtare, së bashku me pagat e ministrave të cilët pas një muaji u ankuan se nuk duhet t’u zvogëlohet paga, tani Mickoski po tregon përralla, thonë nga LSDM.
“Nuk do të rriten pagat e zyrtarëe, pas rritjes së pagave të zyrtarëve kështu tingëllon Mickoski, i cili deri para disa muajsh premtonte diçka tjetër, se si qeverisje e OBRM-PDUKM-së do t’ua ulë pagat zyrtarëve.
Mickoski nuk e realizoi atë premtim.
Përderisa qeveria e Mickoskit nuk pranon as edhe një amendament për paga më të larta për punëtorët, për policët, për zjarrfikësit, refuzon ngritjen e pagës minimale, në të njëjtën kohë rrit paratë për mobilie dhe vetura të reja për zyrtarët.
Sipas Mickoskit, të gjithë duhet të punojnë për minimumin, por qeveritarët dhe ministrat duhet të kenë paga të mëdha, të gëzojnë të ardhurat e tyre dhe të udhëtojnë me klasa biznesi në shpinën e qytetarëve”, thonë nga LSDM.