Me fishkëllima, pankarta dhe apele, qytetarët, aktivistët civilë dhe organizatat joqeveritare njoftuan se të gjithë thithin të njëjtin ajër.
Ata kërkuan nga Qeveria dhe komunat që të marrin masa për t’u përballur me ndotjen e ajrit, vendosjen e përhershme të deponive ilegale, kontrollet e shpeshta të objekteve industriale si dhe trafikut.
Qytetarët janë të indinjuar që autoritetet nuk po dëgjojnë. Ata kërkuan zgjidhjen e menjëhershme të problemit, në të kundërt do të vijojnë me protestat.
Përmes këtij marshimi u kërkua një trajtim urgjent dhe sistematik i ndotjes së ajrit përmes zbatimit të masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do të ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit.
Marshi protestues nisi para Ministrisë së Mjedisit, vazhdoi drejt Parlamentit dhe përfundoi para Qeverisë. Protesta organizohet nga “Qyteti i gjelbër Human dhe disa organizata të tjera joqeveritare.