Kuvendi gjatë pjesës së pasdites së seancës së 22-të, me 69 vota “pro” dhe 5 “kundër”, miratoi Buxhetin për vitin 2025.
Kjo në të cilin të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 358.8 miliardë, ndërsa shpenzimet në nivelin 400.2 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor është projektuar në vlerë absolute prej 41.350 milionë denarë, gjegjësisht në 4 për qind të BPV-së, ndërsa rritja e planifikuar e ekonomisë është 3,7 për qind.
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska theksoi se Buxheti bazohet në supozime reale makroekonomike dhe projeksione fiskale, siguron funksionim të qetë të institucioneve dhe shtetit, servisim të rregullt të obligimeve dhe ka një komponent zhvillimor duke nxitur realizimin e një ciklit të investimit.