Mexhiti: Nesër nuk do të ndodh asgjë, ne do të bëjmë çmos që gjuha shqipe të merr statusin e merituar në RMV

Maqedonia

Mexhiti: Nesër nuk do të ndodh asgjë, ne do të bëjmë çmos që gjuha shqipe të merr statusin e merituar në RMV

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:03
Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti

Zv. kryeministri i parë, Izet Mexhiti edhe njëherë shprehu garancinë se gjatë ditës së nesërme nuk do të ndodh asgjë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

Sipas tij për këtë më së miri flet deklarata e presidentes së vendit, e kryeministrit por edhe e gjykatësit Osman Kadriu.

“Është deklarata e presidentes, e kryeministrit, është edhe deklarata ime edhe e gjykatësve, siç ishte rasti i Osman Kadriut se nesër nuk do të ndodh asgjë dhe doli edhe dokumenti nga Gjykata Kushtetuese që parasheh se nuk do të abrogohet as ligji, as përdorimi zyrtar i Gjuhës shqipe”, deklaroi Izet Mexhiti në një intervistë në “Alsat”.

Por mbetet e hapur kontestimi i disa neneve që i kemi përmendur disa herë, përdorimi në gjykatë, uniforma, monedha…?

“Nuk duhet të harrojmë se kemi të bëjmë me një Maqedoni të re, me një kushtetutë e cila është ndërtuar në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është e drejtë kushtetuese, është e paraparë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe kjo është mbi ligjin e gjuhëve dhe fatkeqësisht ashtu siç është formuluar me 20 përqindëshin si çështje ofenduese ndaj shqiptarëve”, tha Mexhiti.

Megjithatë do të ndodh diçka, mund të ndodh diçka?

“Ne jemi garant se nuk do të ndodh as abrogimi edhe i këtij ligji kështu siç është, sepse ka një parim se duhet ta respektojmë edhe ligjin e keq derisa nuk sjellim ndonjë ligj më të mirë. Pra ne jemi garant dhe të sigurt se nuk do të ndodh asgjë në Gjykatën Kushtetuese sepse ata e kanë parasysh se nuk akne të bëjnë vetëm me normë juridike por edhe politike që prek në themelet e këtij shteti dhe të një të drejte kushtetuese që e gëzojnë shqiptarët dhe në shtetet demokratike asnjëherë nuk mendohet për abrogim apo zvogëlim të të drejtave të bashkësive etnike por për avancimin e tyre”, u shpreh Mexhiti duke shtuar se do të bëj çmos që gjuha shqipe të merr statusin e merituar.

“Nuk është ligj që i përmbush kërkesat e shqiptarëve, apo që e nderon gjuhën shqipe aty ku edhe e ka vendin. Ne do bëjmë çmos, në prioritetet më të larta tona është që gjuha shqipe të merr statusin e merituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut si gjuhë e bashkësisë së dytë shumicë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Cili është plani do të ndërhyni në ligjin aktual apo mendoni për një zgjidhje të re ligjore? Ne nuk ndalemi si kërkesë e jona, si aspiratë e jonë, edhe këtë e bisedojmë brenda qeverisë së RMV-së dhe mendoj që qeveria ka demonstruar deri tani kapacitet demokratik dhe politik për ti biseduar edhe këto çështje problematike siç ishte rasti me balancuesin… Do të bëjmë përpjekje maksimale që gjuha shqipe të merr statusin e duhur në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi për Alsat, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat