Ajdari: Do të jemi para Gjykatës Kushtetuese, për të ndjekur nga afër vendimin

Maqedonia

Ajdari: Do të jemi para Gjykatës Kushtetuese, për të ndjekur nga afër vendimin

Më: 10 dhjetor 2024 Në ora: 21:05
Deputetja Rina Ajdari

Fronti Europian vazhdon “Rojen e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.

Deputetja Rina Ajdari tha se deri nesër, kur edhe pritet vendimi, do të qëndrojnë para Gjykatës, më pas komfor vendimit, do të përcaktojnë se çfarë masa do të ndërmarrin, përcjell “TV21”.

“Është pak e pa shpjegueshme se si politikanët dinë se çfarë do të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, sepse realisht politika duhet të mbajë duart larg nga Gjykata Kushtetuese, ne nuk e dimë se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese nesër, do të presim, ne do të jemi këtu, do të qëndrojmë sonte, do të jemi edhe nesër, do të presim vendimin e tyre, megjithatë qëndrimi ynë është se kjo çështje na tangon të gjithëve, kjo është çështje mbi partiake, është çështje kombëtare.

Kemi të bëjmë me abrogimin e 18 dispozitave të ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjegjësisht këtu atakohet gjuha shqipe dhe përdorimi i saj i realtë në të gjitha institucionet e vendit”, tha mes tjerash Ajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat