Prokuroria Themelore Publike Kumanovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore ndaj një 35-vjeçari për shkak të vazhdimit të ekzekutimit të veprave penale “Krimet e rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.
“Ekziston dyshimi se më datë 2 dhjetor, në orët e para të mëngjesit, i dyshuari me dashje ka kryer disa veprime të ndërlidhura që paraqesin ekzekutime të shumta të të njëjtit krim dhe ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve dhe pronës me zjarr, duke shkaktuar dëme më të mëdha materiale.
Duke blerë paraprakisht benzinë në shishe plastike nga një pompë karburanti në Kumanovë, me dashje ka shkaktuar zjarre në disa lokacione në Kumanovë, ku ka djegur tri vetura të pasagjerëve dhe një objekt fotokopjues të vendosur në një objekt banesor”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Po hetohen motivet e kryerjes së veprës, por përjashtohet që shkak të ketë qenë intoleranca ndëretnike. Provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirje të personave të tjerë.
Prokurori publik sonte i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Kumanovë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale”, shtojnë nga PTHP.