LSDM: Çdo ndryshim në Ligjin për gjuhët duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Maqedonia

LSDM: Çdo ndryshim në Ligjin për gjuhët duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 09:50
LSDM

LSDM kërkon që Gjykata Kushtetuese të marrë vendime të bazuara në ligje dhe kushtetutë, transparente dhe në përputhje me Kushtetutën pa presione dhe ndikime politike.

LSDM dënon ashpër politizimin dhe manipulimin e çështjeve delikate, të cilat kanë potencial të prishin stabilitetin e shtetit dhe të sfidojnë bashkëjetesën.

“Prandaj jemi të mendimit se çdo ndryshim në Ligjin për përdorimin e gjuhëve duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. LSDM, përkatësisht, është i mendimit se të gjitha zgjidhjet ligjore duhet të jenë të qarta, të zbatueshme dhe në përputhje me standardet evropiane, por edhe në frymën e multikulturalizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit”, thonë nga LSDM.

Reagimet më të zëshme janë nga BDI-ja opozitare.

Nga BDI thonë se ky është një moment kritik jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjithë qytetarët e vendit që besojnë në vlerat demokratike, barazinë dhe bashkëjetesën”, thonë nga BDI.

“Si përfaqësues legjitimë të vullnetit shumicë të shqiptarëve në Maqedoni që nga zgjedhjet e fundit, theksojmë se çdo shkelje e barazisë kushtetuese është cenim i paqes, stabilitetit dhe progresit të përbashkët”, thanë nga partia e Ali Ahmetit dhe iu drejtuan gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat