Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut.
Aty pritet të merret vendim mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili rregullon përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Në seancë mungojnë dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.
Gjykata Kushtetuese ka 9 gjykatës, ndërsa për momentin diskutohet nëse është plotësuar kuorumi për të vazhduar seancën.