Një gjykatës e ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët.
Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skender.
Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.
Gjykatësi Skender paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skender braktisi seancën.