“Ligji për gjuhët”, një gjykatës braktis seancën e Gjykatës Kushtetuese në RMV

Maqedonia

“Ligji për gjuhët”, një gjykatës braktis seancën e Gjykatës Kushtetuese në RMV

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 10:32
Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skender.

Një gjykatës e ka braktisur seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të merret vendim mbi Ligjin për Gjuhët.

Seancën e ka braktisur gjykatësi Fatmir Skender.

Në seancë mungojnë edhe dy gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.

Gjykatësi Skender paraprakisht kërkoi anulimin e seancës, që ndërkohë të mundësohet prania e Kadriut dhe Ajdarit, por asnjë nga gjykatësit nuk e pranoi propozimin, pas çka Skender braktisi seancën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat