Gjykata Kushtetuese vendosi të ketë seancë përgatitore në të cilën, ekspertë profesorë, por edhe parti politike të marrin pjesë në debat, ku secili do të mund të paraqes argumentet e tij në lidhje me Ligjin për Gjuhët.
Ky propozim kaloi me 5 vota pro dhe vetëm një kundër. Kundër këtij propozimi ishte gjykatësja Dobrilla Kacarska e cila që sot njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën përgatitore, për shkak se siç tha një gjë e tillë është e panevojshme duke pasur parasysh faktin se kemi një vendim të Komisionit të Venecias.
Ndërkohë gjykatësit që pranuan propozimin thanë se qëllimi është që të tregohet transparencë.
“Ne nuk duam të jemi të famshëm, por të drejtë”.
Ata gjithashtu i bënë thirrje gjykatësve që nuk ishin në seancë që të marrin pjesë në seancën përgatitore.