Çka thanë Ahmeti e Sela para Kushtetueses

Maqedonia

Çka thanë Ahmeti e Sela para Kushtetueses

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 11:48
Zijadin Sela

Derisa Gjykata Kushtetuese debatonte mbi 13 iniciativat për kontestimin e gjuhës shqipe, para Gjykatës liderët e Frontit Europian dërguan porosi që Gjykata të mos merr vendime të njëanshme dhe të respektojnë të drejtat themelore të komuniteteve që përbëjnë popullsinë e vendit.

Mesazhi i Ahmetit dhe Selës ishte që çdo prekje e gjuhës, mund të sjellë zemërim dhe revoltë te populli shqiptar.

“Sot kjo Gjykatë e njëanshme duhet të hedhë poshtë 13 iniciativat për abrogimin e gjuhës shqipe. Çdo vendim i pamatur, i pamençur, do të shkaktojë revoltë e indinjatë tek shqiptarët sepse po u mohohet një e drejtë që nëpër shekuj jo vetëm me shumë mund e sakrifica, por e kanë larë edhe me gjak”, tha Ahmeti.

“Unë uroj dhe u bëj thirrje që të mbijetojë arsyeja sepse kjo është rruga dhe kjo ishte kompromisi të cilën e sollëm bashkërisht në kohë konfliktuoze. Të gjitha tendencave për ta rrënuar dhe degraduar përdorimin e gjuhës shqipe këtu në RMV, ne do t’i përgjigjemi me avancim akoma më të madh të përdorimit të gjuhës shqipe”, u shpreh Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat