Këshilli Gjyqësor shpreh shqetësimin serioz në lidhje me njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e gjykatësit Enver Bexhetit në listën e zezë.
“Ne theksojmë angazhimin tonë për të trajtuar çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike.
Në atë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po merr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.