Këshilli Gjyqësor-RMV: Jemi të shqetësuar për vendosjen e një gjyqtari në “listën e zezë” amerikane

Maqedonia

Këshilli Gjyqësor-RMV: Jemi të shqetësuar për vendosjen e një gjyqtari në “listën e zezë” amerikane

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 12:31
DASH

Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut shpreh shqetësim serioz në lidhje me njoftimin aktual të Departamentit Amerikan të Shtetit për vendosjen e një gjyqtari në “listën e zezë”.

“Theksojmë angazhimin tonë për të trajtuar çdo formë korrupsioni në sistemin e drejtësisë në përputhje me ligjin dhe standardet etike. Në këtë drejtim, Këshilli Gjyqësor tashmë po ndërmerr masa në përputhje me kompetencat e tij të përcaktuara në Ligjin për Gjykatat dhe Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatën e Këshillit Gjyqësor.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi pardje se do të vendosë sanksione ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Enver Bexheti, për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion të konsiderueshëm.

Sipas njoftimeve Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar procedurën gjyqësore lidhur me dënimin penal të Sasho Mijalkovit, ish-drejtor i Administratës së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (UBK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat