Studentët dhe të rinjtë do të marrin kuponë prej 250 euro nga Qeveria për pajisje elektronike
Qeveria ka vendosur që në buxhetin e vitit të ardhshëm të sigurojë mbështetje për të rinjtë dhe studentët duke ndarë kuponë në vlerë prej 250 eurosh për çdo student për pajisje elektronike.
Gjithashtu janë parashikuar fonde deri në 10 milionë euro për mbështetjen e të rinjve deri në 29 vjeç për nisjen e biznesit.
Zv.kryeministri i Parë, Izet Mexhiti theksoi se të rinjtë dhe studentët janë partner të rëndësishëm në ndërtimin e një të ardhme të sigurt dhe ky sipas tij është vetëm fillimi.