AUV me kontrolle, asgjëson rreth dy tonë ushqim të pasigurt në Shkup

Maqedonia

AUV me kontrolle, asgjëson rreth dy tonë ushqim të pasigurt në Shkup

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 10:45
Ilustrim

Pas iniciativës së dorëzuar nga qytetarët për kryerjen e kontrollit të jashtëzakonshëm, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Shkup ka kryer kontroll tek një operator ushqimor i cili drejton kioskat e duhanit, ku është gjetur sasi e madhe e ushqimeve të pasigurta.

Për shkeljen e konstatuar, shërbimet inspektuese të Agjencisë kanë nxjerrë vendim për asgjësimin e 1920 kilogramëve ushqime të pasigurta të tërhequra nga disa kioska të operatorit. Për kundërvajtjen e kryer është shqiptuar gjobë.

“Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm inspektues në një objekt hoteliere në Manastir është gjetur ushqim i pasigurt në masën 241 kilogramë, i cili sipas vendimit të inspektorit është asgjësuar në mënyrë të padëmshme. Për vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg operatori është dënuar me gjobë prej 600 euro, ndërsa personi përgjegjës në personin juridik është dënuar me gjobë prej 300 euro. Po ashtu, ky operator ushqimor është dënuar edhe me gjobë prej 300 euro dhe 150 euro në kundërvlerë në denarë”.

“Ndërsa gjatë kontrollit të rregullt, në Ohër, një market është gjobitur me 1400 euro (1000 euro për personin juridik dhe 400 euro për personin përgjegjës në personin juridik) për vendosje në treg të ushqimeve të pasigurta (produkte delikate dhe mish i grirë). ishin pa deklarim dhe të skaduar. Për shkak të moszbatimit të kontrolleve të detyrueshme shëndetësore të punonjësve të saj, në Ohër, është gjobitur edhe një mishtore”, thonë nga AUV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat