Tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Maqedonia

Tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 11:11
Tërmeti është ndier në Gostivar dhe rrethinë me intensitet III gradë.

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka regjistruar një tërmet në rrethinën e Tetovës dhe Gostivarit

Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara në të gjithë territorin tonë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkenca-Matematikor në Shkup, herët në mëngjesin e sotëm, 13.12.2024 në ora 01:36 ka regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ishte 47 km në jugperëndim të Shkupit, në zonën epicentrale të Tetovës-Gostivarit me magnitudë lokale Rihter ML2.3.

Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndier në Gostivar dhe rrethinë me intensitet III gradë.

Kjo sipas shkallës makrosizmike evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat