Organizatat qytetare kërkojnë të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 10 vite dhe nën standardin “EURO 5”

Maqedonia

Organizatat qytetare kërkojnë të ndalohet importi i makinave më të vjetra se 10 vite dhe nën standardin “EURO 5”

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Më shumë se 10 organizata civile kërkojnë që Qeveria të ndalojë importin e automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin “EURO 5” dhe të kufizojë importin e automjeteve të reja me minimumin “EURO 6”. Kjo kërkesë e tyre i është dërguar edhe kryeministrit Hristijan Mickoski

Në kërkesë ata sqarojnë se ndotja e ajrit është e lartë në vend dhe është shkaktar i një sërë sëmundjesh dhe vdekjesh te popullata.

Automjetet lëshojnë më shumë se 200 përbërje kimike toksike, të cilat automjetet e vjetra i lëshojnë në një masë më të madhe. Këto automjete, veçanërisht me kilometrazh më të madh, përveç rritjes së emetimit të grimcave PM, të cilat aktivizojnë rrugët pro-inflamatore dhe kancerogjene në trup, dhe emetimet e tjera të gazrave të dëmshëm, kanë rritje të emetimeve të hidrokarbureve shumë toksike, duke përfshirë benzenin, toluenin, etilbenzenin, ksilenet, benzo-a-pireni. Bëhet fjalë për substanca gjenotoksike, kancerogjene dhe mutagjene, shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut, veçanërisht për fëmijët”.

“Më të ekspozuarit ndaj këtyre substancave toksike janë qytetarët që ecin ose lëvizin me biçikletë përgjatë rrugëve, që presin në vendkalime. Fëmijët janë veçanërisht të ekspozuar, sepse këto emetime lëshohen në lartësinë e fytyrave të tyre dhe ata i thithin ato drejtpërdrejt. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duhet të jetë para të gjithave”, thuhet në kërkesën e tyre.

Organizatat civile që mbështesin këtë kërkesë janë: Më mirë për Tetovën, Go Green, Front 21/42, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj, Instituti për Studime të Komunikimit, Instituti i Gjelbër, Qendra Kombëtare e Romëve, Na Tocak, Qyteti i Gjelbër Human, Shans për Qendër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat