Ilire Dauti: Qeveria nuk e respekton gjuhën shqipe, propozim-ligjet i dorëzon vetëm në gjuhën maqedonase

Maqedonia

Ilire Dauti: Qeveria nuk e respekton gjuhën shqipe, propozim-ligjet i dorëzon vetëm në gjuhën maqedonase

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 15:22
Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti

Deputetja e Frontit Europian Ilire Dauti, e ka braktisur seancën e sotme të Komisionit për Çështje Ekonomike, pasi siç thotë, Qeveria vazhdon të mos e respektojë gjuhën shqipe.

Dauti tha se nga 8 ligjet e propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 8 kanë qenë nga ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, ndërsa thekson se, deputetët e VLEN-it nuk ishin as prezent në seancë.

“Sot braktisa seancën e komisionit për çështje ekonomike, pasi Qeveria vazhdon të mos respektojë gjuhën shqipe. Nga 8 ligje të propozuara vetëm në gjuhën maqedonase, 7 ishin nga ministri i ekonomisë, Besar Durmishi, ndërsa deputetët e VLEN nuk ishin as prezent në seancë që të ngrijnë zërin për këtë diskriminim. I bëra thirrje publike inspektoratit për zbatimin e gjuhës që të ndjek këtë praktikë antikushtetuese të Qeverisë dhe t’i detyrojë që ligjet të dërgohen në Kuvend edhe në gjuhën shqipe”.

“Gjuhën tonë do të vazhdojmë ta mbrojmë në çdo formë demokratike, ndërsa sot ranë maskat e atyre që heshtin para OBRM-PDUKM-së, ndërsa paraqiten vetëm kur duhet të përvetësojnë meritat për sukseset që i arrijmë bashkë me shqiptarët”, ka shkruar Dauti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat