Në Sofje dje dhe sot u mbajt takimi i 33-të i Komisionit të përbashkët multidisiplinor të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore.
Siç kumtuan nga ekipi maqedonas i Komisionit, takimi kaloi në atmosferë konstruktive të punës me debat intensiv për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit.
“Në takim u bë fjalë për festime të mundshme të përbashkëta; diskutimi për rekomandime për librat shkollorë të Maqedonisë së Veriut për klasën e shtatë, përcaktimi i dinamikës së punës për gjydmëvjetorin e parë për vitin 2025; Komisioni e harmonizoi tekstin për Projekt-procesverbalin nga mbledhja e 27-të”, qëndron në kumtesë.
Takimi i ardhshëm i Komisionit do të mbahet nga fundi i shkurtit të vitit 2025 në Shkup.
Në Shkup nga fundi i tetorit u mbajt takim i Komisionit të përzier, që ishte i pari i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Bashkëkryesuesi i ekipit bullgar, Angell Dimitrov pas takimit, tha se ai “më shuml ka qenë për njohje” dhe i “aspektit teknik”.
Takimi i fundit i Komisionit të përzier për çështje hjistorike u mbajt më 30 dhe 31 maj në Sofje, ndërsa takimi i planifikuar në Shkup më 18 dhe 19 shtator të këtij viti është shtyrë me kërkesë të palës maqedonase.
Përbërja e re e ekipit maqedonas nga komisioni i përbashkët ishte zgjedhur nga Qeveria më 10 shtator. Kryetar i ri i ekipit maqedonas në komisionin e përbashkët është Vanço Gjorgjiev, profesor i Fakultetit filozofik në Shkup, ndërsa krahas Mitko Panovit, anëtarë në Komision janë edhe Aleksandar Litovski, Nikolla Minov, Sasho Dodevski, Besnik Emini dhe Dimitar Lorovski. Kryetari Vanço Gjorgjiev më parë ishte anëtar i Komisionit, por e braktisi në vitin 2021. Vendimi për t’u tërhequr nga Komisioni, siç deklaroi atëherë, ishte për shkak të përballjes me presione politike në punën e tij.
Komisioni i përbashkët i Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë për çështje hitorike dhe arsimore u formua si rezultat i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të nënshkruar më 1 gusht të vitit 2017.
Deri më tani komisioni miratoi rekomandime për veprim të përbashkët të pesë personazheve historike – Vëllezërve të shenjtë Kirili e Metodi, Shën Naumi i Ohrit, Shën Klimenti i Ohrit dhe Mbreti Samoil, dhe nga pesë rekomandime për ndryshime në librat shkollorë të historisë për klasën e gjashtë në Maqedoni dhe për klasën e pestë në Bullgari.