Në fshatrat Gajre dhe Lisec ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Maqedonia

Në fshatrat Gajre dhe Lisec ka ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 20:22
Foto ilustrim

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 20 metra ka nga fshati Gajre deri në fshatin Lisec, si dhe në grykat malore Gjavatë dhe Pletvar deri në 50 metra.

LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore aktualisht po zhvillohet në kushte dimërore, në disa vende nëpër rrugë të lagështa. Të gjitha akset rrugore në vend janë të kalueshme, pa ndalesa dhe kufizime. Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Në fuqi është detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat