Mëngjesin e sotëm pothuajse në të gjithë Maqedoninë ka pasur temperatura nën zero.
Më i ftohti ka qenë në Berovë me -5 gradë, ndërsa Kriva Pallanka, Shkupi, Mavrova dhe Lazaropole janë zgjuar me -4 gradë.
Temperatura minus ka pasur edhe në Veles, Demir Kapi, ku janë regjistruar -3.
Temperaturat e vetme pozitive kanë qenë në Pretor dhe Gjevgjeli, ku është matur 1 gradë.
Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit (40 centimetra), në Mavrovë 27 dhe në Krushevë 4 centimetra.
Sot në orët e pasdites do të përhapen reshje të herëpashershme të shiut nga perëndimi, kurse në male, sidomos në pjesët perëndimore reshjet do të jenë të borës.