Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Maqedonia

Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 10:35
Ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria është ulur në 20 metra në drejtimin rrugor Gajre – Lisec, ndërsa në qafat malore Gjavato dhe Pletvar deri në 50 metra.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat