Mickoski: Në MPB do të hapen 600 vende të reja pune

Maqedonia

Mickoski: Në MPB do të hapen 600 vende të reja pune

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 12:19
Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të hapen 600 vende të reja pune.

Mickoski tha se në MPB është zbuluar krim epik, dhe të gjithë duhet të vihen para drejtësisë, por siç shtoi Mickoski duhet kapacitet njerëzor.

“Shumë pak vëmendje iu kushtua potencialit cilësor të personelit. Ne muajt e fundit kemi ardhur në përfundimin se në Ministrinë e Brendshme ka një krim epik, dhe për këtë që të sanksionohen dhe të vihen para drejtësisë, nevojitet kapacitet cilësorë.

Gjatë kësaj periudhe në MPB janë planifikuar 600 vende pune, për shkak të pensionit të parakohshëm dhe me qëllim forcimin e personelit”, deklaroi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat