Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka vizituar sot Kodrën e Diellit në Tetovë me rastin e fillimit të sezonit turistik dimëror.
Kasami tha se tashmë edhe si qeveri po punojnë që Kodrës së Diellit t’i kthehet rëndësia e dikurshme.
“Kam kanqësinë që të ju informoj se janë bërë të gjithë servisimet dhe përgaditjen e paisjeve për një sezon të mbarë dimëror, duke nisur nga ski lifet dhe paisjet e tjera. Është bërë shumë punë për një kohë të shkurtë, naj ftoj të gjithë dashamirët e borës ta vizitojnë Kodrën e Diellit dhe të kalojnë kohë të mirë këtu. Ne premtojmë që edhe si Qeveri do të punojmë për kthimin e shkëlqimit të Kodrës së Diellit”, tha Kasami.
Kasami ndër të tjera shtoi se si pushtet lokal janë angazhuar që të jenë aktiv dhe linjat e rregullta të autobusëve Tetovë-Kodra e Diellit dhe anasjelltas.