Bexheti: Kuvendi nuk e respekton gjuhën shqipe, kështu nuk do të lejojmë punën e Komisioneve

Maqedonia

Bexheti: Kuvendi nuk e respekton gjuhën shqipe, kështu nuk do të lejojmë punën e Komisioneve

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 14:52
Foto nga vendi i ngjarjes

BDI ka shprehur shqetësimin e saj për të drejtën kushtetuese rreth përdorimit zyrtar dhe praktik të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti tha se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk e respekton gjuhën shqipe.

“Materialet zyrtare të komisioneve parlamentare vazhdojnë të mos jenë të disponueshme për gjuhën shqipe respektivisht të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, ky veprim nuk është vetëm shkelje ligji por shkelje e kushtetutës në një akt diskrimnues që cënon proceset demokratike edhe barazinë ndërmjet qytetarëve të këtij vendi. Ne deklarojmë se në këto kushte nuk mund të lejojmë punën e komisioneve parlamentare deri sa të sigurohet që të gjitha materialet dhe dokumentet për punë të jenë të disponueshme edhe për gjuhën shqipe ashtu siç e parashikon kushtetuta dhe ligji”, tha Bexheti.

Bexheti kërkoi të respektohet kushtetuta dhe ligji dhe se nuk do të lejojnë shkeljen e akteve dhe procedurave.

Theksojme se kjo është obligim formal ligjor i Kryetarit të Kuvendit nga rradhët e koalicionit VLEN, Afrim Gashi ky qëndrim është një kërkese legale dhe legjitime për respetktimin e të drejtave tona dhe për zbatimin e ligjit si dhe mbrojtes së drejtës së garantuar me kushtetutë për pordorimin zyrtar të gjuhës shqipe ne mbetemi te përkushtuar ndaj bashkëjetesës harmonisë ndëretnike por kjo nuk mund të arrihet vetëm përmes respektimit të plotë të drejtave të çdo qytetari pavarsisht përkatësisë etnike dhe gjuhësore”, tha Bexheti.

BDI kërkoi që puna e kuvendit do të zhvillohet në përputhje me frymën e barazisë dhe frymën e diversitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat