“Shqiptarët e dijnë mire se në prapavijë të retorikës së zjarrtë “patriotike” fshihen interesat e pastra financiare të klanit të oligarkëve politikë të cilëve po u troket në derë përgjegjësia për korrupsion!”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN rreth kërkesës së BDI-së për vetting gjithëpërfshirës.
VLEN thonë se një kohë të gjatë kanë paralajmërmëruar se BDI është e kapur nga struktura kriminale, me Ali Ahmetin në krye dhe hijen e tij, Artan Grubin.
“Pyetja që kemi shtruar është e qartë: edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike?”, thuhet në reagimin e koalicionit VLEN.
Ndryshe, BDI sot ka kërkuar vetting gjithëpërfshirës për politikanët e skenës politike në 30 vitet e fundit.