DPHM: Më së shumti shi ka rënë në Dibër, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Maqedonia

DPHM: Më së shumti shi ka rënë në Dibër, më së shumti borë në Kodrën e Diellit

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Më së shumti shi ka rënë në Dibër, më së shumti borë ka rënë në Kodrën e Diellit.

Temperatura e mëngjesit të sotëm në Maqedoni varion nga 1 gradë në Kodrën e Diellit, Krushevë dhe Llazaropole deri në 7 gradë në Gjevgjeli. Në Mavrovë është matur 0.1 gradë, ndërsa në Tetovë 2, Prilep, Manastir, Ohër 3 gradë, ndërsa në Shkup dhe disa qytete të Maqedonisë temperatura ka qenë prej 3 deri në 5 gradë Celsius.

Më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Dibër 53 litra për metër katror, ​​pasuar nga Ohri me 38 litra dhe Mavrovë me 32 litra.

Sasi të konsiderueshme të shiut kanë rënë edhe në Kodrën e Diellit, Krushevë dhe Llazaropolë, ndërsa reshjet kanë qenë më të vogla në Tetovë, Shkup dhe vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat