LSDM: “Shporta Konsumatore” dështim i kësaj qeverie, Mickoski kujdeset për elitat e jo për qytetarët

Maqedonia

LSDM: “Shporta Konsumatore” dështim i kësaj qeverie, Mickoski kujdeset për elitat e jo për qytetarët

Më: 28 dhjetor 2024 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

LSDM përmes një reagimi e ka quajtur sërish masën “Shporta Konsumatore” si dështim të kësaj qeverie.

Nga LSDM thonë se me miliona euro janë nxjerrë nga xhepat e qytetarëve për pasurimin e oligarkëve.

“Produktet themelore u shtrenjtuan në vend se të lirohen dhe u bënë luks për qytetarët, qeveria lejoi grabitjen. Kjo politikë e Mickoskit çon familjet drejt një pasigurie më të madhe ekonomike, pikërisht para festave të Vitit të Ri. Pyetja është – çfarë borxhi u kishte Mickoski tregtarëve që të lejoi një plaçkitje të këtillë mbi kurrizin e qytetarëve? Vetëm për 6 muaj të kësaj Qeverie, jeta e qytetarëve u përkeqësua në mënyrë dramatike. Mickoski kujdeset për elitat dhe interesat e biznesit, derisa populli paguan çmim të lartë”, tha Kaja Shukova nga LSDM.

Nga LSDM janë ankuar se vendi po përballet me inflacion të lartë, teksa masat e qeverisë nuk japin efekt për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat