Kujt ia vret sytë përdorimi i gjuhës shqipe? Kjo është përgjigjja e Mickoskit

Maqedonia

Kujt ia vret sytë përdorimi i gjuhës shqipe? Kjo është përgjigjja e Mickoskit

Më: 27 shkurt 2025 Në ora: 07:39
Hristijan Mickoski

Kryeministri vendit Hristijan Mickoski në një intervistë ekskluzive për Alsat deklaroi se gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtarë është gjuha maqedonase, derisa në nivel të shtetit përskaj gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare mund të përdoret edhe gjuha shqipe dhe sipas tij për këtë nuk duhet askush të ketë dilema, përfshi edhe të gjitha organet e administratës shtetërore.

“Askujt, askujt nuk ia vret sytë dhe askujt nuk duhet t’ia vras sytë. Ligji që është miratuar për përdorimin e gjuhëve duhet të respektohet dhe këtu nuk duhet askush të ketë dilema.

Por duhet të respektohet nga të gjithë akterët e jetës politike në Maqedoni.

Që nënkupton se gjuhë zyrtare për përdorim ndërkombëtare dhe ngjarje ndërkombëtare është gjuha maqedonase… ndërsa në nivel të shtetit gjuha maqedonase dhe mund të përdoret edhe gjuha shqipe… 20 përqindëshi është gjuha shqipe, gjuha maqedonase zyrtare dhe mund të përdoret edhe gjuha shqipe dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilema, dhe absolutisht të gjitha organet е administratës shtetërore duhet ta respektojnë”, deklaroi Mickoski. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat