Njoftimet për punësim të zv. kryeministrit të parë Izet Mexhiti, kanë qenë pyetja që ka ngritur Rina Ajdari nga Fronti Evropian, për të cilën ka kërkuar përgjigje nga kryeministri Mickoski në mungesë të tij.
Ajo vlerësoi se deklarata e tij ishte thjesht marketing politik, pasi nuk ka asnjë konfirmim nga Ministria e Financave për punësime të reja.
“A është administrata publike një administratë shtetërore apo një teatër ku secili aktor shpik rolin e tij? Po t’i besojmë Mexhitit e përsëris, do të ketë mijëra vende pune për shqiptarët dhe ato janë në zhvillim e sipër.
Nëse dëgjojmë ministrat e tjerë përgjegjës për punësimin, fjalët e zv. kryeministrit duket se janë thjesht një mashtrim për pikë politike”, thotë Rina Ajdari.