“Ka falsifikuar licencën”/ Tragjedia me 59 të vdekur, arrestohet ish-zyrtarja e ministrisë së Ekonomisë

Maqedonia

“Ka falsifikuar licencën”/ Tragjedia me 59 të vdekur, arrestohet ish-zyrtarja e ministrisë së Ekonomisë

Më: 16 mars 2025 Në ora: 18:05
Razmina Çekiç

Ish-sekretarja shtetërore e ministrisë së Ekonomisë, është njëra ndër të ndaluar në lidhje me tragjedinë në Koçan.

Bëhet fjalë për Razmina Çekiç nga LSDM, e cila sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, e njëjta ka falsifikuar licencën për punë dhe licenca që i është dhënë vitin e kaluar ka skaduar, por e njëjta ka nënshkruar licenca të falsifikuara.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli shtatë ditë zie.

Reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët e vendeve të rajonit dhe Evropës. Po ashtu ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat