Pak para tragjedisë që u mori jetën, ja momentet e fundit të anëtarëve të grupit DNK

Maqedonia

Pak para tragjedisë që u mori jetën, ja momentet e fundit të anëtarëve të grupit DNK

Më: 16 mars 2025 Në ora: 18:15
Grupi DNK

Mediat fqinje të Maqedonisë së Veriut kanë publikuar video nga momentet pak para tragjedisë së Koçanit, ku një zjarr vdekjeprurës që shpërtheu në një lokal nate në orët e para të mëngjesit i mori jetën 59 të rinjve ndërkohë që rreth 150 rezultojnë të lënduar.

Në mesin e viktimave janë edhe anëtarët e grupit muzikor DNK.

Filip Stefanovski, Gjorgi Gjorgiev, Sara Projkovska dhe Andrej Gjorgievski 4 anëtarët e grupit muzikor DNK si dhe fotografi i grupit Aleksandar Efremov janë në mesin e personave që vdiqën bë tragjedinë e mbrëmshme në diskotekën PULS në Koçan.

Kjo është video e tyre e fundit, pak para tragjedisë.

Ministri i Brendshëm, Pance Toshkovski, deklaroi se zjarri filloi kur u aktivizuan fishekzjarrët rreth orës 2:30 të mëngjesit dhe flakët shpërthyen në të gjithë lokalin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat