BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut për tragjedinë e Koçanit

Maqedonia

BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut për tragjedinë e Koçanit

Më: 16 mars 2025 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë se Bashkimi Evropian solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut pas zjarrit që shpërtheu në një klub nate ku mbetën të vdekur 59 persona.

Në një postim në platformën X, ai ka theksuar se lutjet e tij janë me të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie.

“Zemërthyer nga humbja e kaq shumë të rinjve në zjarrin e tmerrshëm në Koçan.

Lutjet e mia shkojnë për të gjitha familjet e viktimave të kësaj tragjedie”. BE solidarizohet me popullin e Maqedonisë së Veriut në këtë moment pikëllimi”, ka thënë Costa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat