Patriarku Ekumenik Bartolomeu dërgon mesazhe ngushëllimi për tragjedinë në Koçan

Maqedonia

Patriarku Ekumenik Bartolomeu dërgon mesazhe ngushëllimi për tragjedinë në Koçan

Më: 17 mars 2025 Në ora: 10:07
Patriarku Ekumenik Bartolomeu

Patriarku Ekumenik Bartolomeu i ka dërguar mesazh ngushëllimi Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Mitropolitit të Bregalnicës Hilarion për tragjedinë e Koçanit.

Siç njoftoi Patriarkana Ekumenike, Bartolomeu “i lutet Zotit për prehjen e shpirtrave të viktimave dhe për të mbështetur familjet e tyre, si dhe për të ndihmuar në shërimin e shpejtë të të lënduarve”

“Ai gjithashtu shpreh ngushëllime dhe mbështetje nga Kisha e Shenjtë e Madhe e Krishtit dhe nga ai personalisht popullit të Maqedonisë së Veriut, të prekur nga tragjedia”, thuhet në mesazhin e Patriarkanës Ekumenike.

Deri më tani janë identifikuar 35 viktima – prej tyre 31 nga Koçani dhe katër nga Shtipi.

Mbi 155 persona janë shtruar në spitale - kryesisht në klinikat e Shkupit, qytet rreth 100 kilometra larg Koçanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat