Dhjetëra viktima nga zjarri në diskotekë, 15 mjekë nga shtete të ndryshme në ndihmë të Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Dhjetëra viktima nga zjarri në diskotekë, 15 mjekë nga shtete të ndryshme në ndihmë të Maqedonisë së Veriut

Më: 17 mars 2025 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Maqedonia e Veriut- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një komunikim për mediat, ka folur për situatën pas tragjedisë së ndodhur në Koçan.

Taravari njoftoi se 15 mjekë nga vende të ndryshme, ndodhen në Maqedoninë e Veriut, për t’u ardhur në ndihmë stafit.

“Tashmë kanë mbërritur mjekë nga më shumë shtete. Nga Çekia, nga Izraeli do vijnë, nga Beogradi kanë ardhur. Rreth 15 kolegë tashmë janë në Maqedoninë e Veriut. Do t’i shpërndajmë nëpër klinikat ku ka më tepër nevojë, që të punojnë bashkë me kolegët tanë dhe ta shpërndajnë përvojën e tyre që e kanë nga shtetet e tyre”, tha mes tjerash Taravari.

Gjithashtu  Taravari tha se 51 pacientë të tjerë janë duke u trajtuar jashtë vendit, ku gjatë ditës pritet që edhe disa të tjerë të transportohet në spitalet jashtë vendit.

Zjarri që përfshiu diskotekën në Koçan, shkaktoi 59 viktima, duke lënë të plagosur dhe qindra të tjerë. Qeveria në Maqedoninë e Veriut shpalli shtatë ditë zie kombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat