Qytetarët e Koçanit po mblidhen në sheshin e qytetit: “I humbëm tanët, por drejtësinë nuk e humbim”

Maqedonia

Qytetarët e Koçanit po mblidhen në sheshin e qytetit: “I humbëm tanët, por drejtësinë nuk e humbim”

Më: 17 mars 2025 Në ora: 14:05
Foto nga vendngjarja

Edhe përkundër reshjeve të shiut, qytetarët e Koçanit filluan të mblidhen në sheshin e qytetit për protestën e paralajmëruar.

Qytetarët në duar po mbajnë pankarta dhe kërkojnë drejtësi për të vdekurit dhe përgjegjësi nga institucionet, përcjell “360 shkallë”.

Shkollat në qytet janë hapur vetëm formalisht, por nuk është zhvilluar mësim.

Në vend ka shumë ekipe të mediave nga Greqia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Serbia.

Dje në qytetin e Koçanit ndodhi një tragjedi ku u djeg një diskotekë, në të cilën humbën jetën 59 persona dhe dhjetarë janë të lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat