Sali: VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Maqedonia

Sali: VLEN mbështet kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe

Më: 6 shkurt 2026 Në ora: 12:25
Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali tha se Ligji për Provimin e Jurisprudencës që është aktiv që nga muaji janar i vitit 2020, ka defekt pasi nuk e precizon se në cilën gjuhë duhet të jepet provimi.

Sali tha se mbështesin kërkesën e studentëve shqiptarë të juridikut, që provimi të mund të realizohet edhe në gjuhën shqipe.

“Këtë defekt do të mundohemi që ne tash ta përmirësojmë apo ta precizojmë, për arsye se Ministria e Drejtësisë siç nuk është e gatshme të respektojë Kushtetutën e vendit, e cila nënkupton gjithçka që gjithçka që është mbi 20 për qind e popullsisë në vendin tonë duhet të respektohet gjuha amtare, që nënkupton që gjuha shqipe duhet të jetë zyrtare dhe është e drejtë e çdo juristi apo të diplomuari që provimin e jurisprudencës ta japë në gjuhën amtare të tij, në gjuhën shqipe.

Këtu duhet ta përsëris edhe njëherë qëndrimin e VLEN-it se jemi pro kësaj kërkese”, deklaroi Sali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat