Vesa së shpejti publikon këngë të reja.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, dikur ishte shumë aktive.
Miro pasi u martua dhe u bë nënë, ajo me gjithë familjen u zhvendosën në Zelandë të Re atje ku po jetojnë dhe veprojnë.
Sigurisht se përkushtimi maksimum në familje i ka ndihmuar shumë Vesës, por asaj si edhe fansave si duket po u mungon edhe koha kur punonte për këngë të reja dhe Vesa e ka ndërmend të rikthehet.
Derisa u tregua e hapur në Instagram, dikush prej ndjekësve e pyeti Vesën nëse po punon për ndonjë këngë të re dhe sigurisht se nuk ka munguar përgjigja e saj.
Vesa Luma tregoi se nuk ka të bëjë vet me një këngë por më shumë dhe se kësaj radhe po ua lë surprizë.