JAY-Z ka folur se si turneu me DMX e ka inspiruar atë për performancat e tij në skenë.
Duke biseduan në “The Shop: Uninterrupted”, reperi ka treguar se DMX ka qenë një inspirim i madh për të gjatë turneut më 1999.
Ai ka thënë se DMX ishte shumë konkurrues në raport me të, shkruan People.
“Ai ishte shumë konkurrues me mua. Nuk kam takuar asnjëherë ndonjë njeri të jetë më konkurrues se ai me mua, madje as vëllain tim. Kujtimi im më i mirë për DMX është se ai përmirësoi shfaqjen time në skenë”, ka thënë JAY-Z.
Me tërë emocion, JAY-Z e ka përshkruar perfomancën e asaj natë në një nga koncertet e turneut.