Anxhelina Kotorri është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë blogerja përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi të bebushit të porsalindur dhe disa të tjera ku shihet me partnerin duke u përgatitur për në spital.
“Dhe ja ku jemi. Baby D.”, ka shkruar blogerja duke zbuluar kështu se emri i vogëlushit nis me shkronjën D por duke mos dhënë detaje të tjera.