Luizi fituesi i “BBVA” sonte ka bërë reagimin e parë.
Këngëtari shkodran ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij.
Ai u ka premtuar atyre se do të i shpërblejë në vazhdim përmes karrierës së tij.
Luizi ka thyer rekord me pëlqime në postimin e tij. Për 45 minuta ai ka marrë mbi 120 mijë pëlqime.
Një koment ka nxjerru zbuluar se ai po qëndron në shtëpinë e Kiarës. Ishte komenti i shoqes së moderatores, e cila ka shkruar se e njeh ambientin.
“A e njoh këtë murin”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Luizi dhe Kiara kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë të shtunën në finalen e madhe të “BBVA”.
