Jay-Z më në fund e ka adresuar memen virale që pyet njerëzit se a më përpara do t’i merrnin 500 mijë dollarë kesh, apo të darkonin me reperin e famshëm.
Në një intervistë të rishtë me Gayle Kingun ne CBS, ylli i hip-hopit ka thënë që do t’i këshillonte që t’i merrnin paratë, pasi që urtinë e tij tashmë e ka derdhur në tekstet e tij.
“Duhet t’i merrni paratë. Sepse të tërën mund ta gjeni në muzikë për vetëm 10.99 dollarë, atëherë është ujdi e keqe.
Merri 500 mijë dollarë, shko bleji ca albume dhe dëgjoji albumet. Të tërat i keni aty”, ka thënë Jay-Z.