Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin!

Mediale Vip

Nëna e Çiljetës fiton betejën me kancerin!

Më: 26 shtator 2024 Në ora: 12:36
Çiljeta dhe nëna e saj

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga muaj më parë kishte rrëfyer se nëna e saj vuante nga kanceri dhe theksoi se kjo ishte brenga më e madhe e saj aktualisht.

Por, duket se kemi lajme të mira nga nëna e Çiljetës.

Kjo pasi që motra e këngëtares, Majlinda ka zbuluar në profilin e saj në Instagram se nëna e tyre e ka fituar betejën me kancerin.

Image
Luljeta

“E fitova betejën për jetën. Faleminderit Allahut”, ka shkruar ajo krah disa fotove të nënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat