Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim

Mediale Vip

Rudina Dembacaj rikthehet në ekran si moderatore, zbulohet programi ku do ta shohim

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 20:27
Rudina Dembacaj

Rudina Dembacaj do të rikthehet si moderatore në ekranin e Top Channel, në sezonin e ri televiziv.  Burime për "Vip Magazine" bëjnë të ditur se aktorja do të jetë pjesë e panelit të emisionit "Goca dhe Gra".

Bashkë me Rudinën, pjesë e këtij paneli do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Vip 3, Heidi Baci. 

Ky është edicioni i tretë që programi “Goca dhe Gra” rikthehet në ekranin e Top Channel, pas dy sezoneve të suksesshme.

I gjithë paneli do të jetë i ri, me emra që nuk kanë qenë pjesë e këtij programi në sezonet e shkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat